E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, po vidhte dy biçikleta, prangoset 35 vjeçari

Shkodër, 12 gusht, NOA U kap në flagrancë duke vjedhur dy biçikleta të parkuara herët në mëngjes.

Në komunikatën e policisë së Shkodrës mësohet se 35 vjeçari Skënder Sykja u arrestua dje në orën 12.00, pasi po dje rreth orës 05.30 të mëngjesit u kap në flagranvcë nga pronarët e biçikletave, duke vjedhur dy biçikleta të parkuara në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës.

35 vjeçari Skënder Sykja, lindur e banues në lagjen Daniel Matlia, në Shkodër, pasi u arrestua pas kallëzimit të personave të dëmtuar nga vjedhja, dhe po hetohet nga prokuroria për vjedhje.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›