E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, policia asgjëson 5826 rrënjë bime narkotike cannabis sattiva

Shkodër, 24 korrik NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe Repartin e F.N.SH-së, Shkodër, organizuan një operacioni sot me qellim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotikeve në fshatin Mazrek dhe Shpor të Komunes Gur i Zi.

Si rezultat i këtij operacioni u be e mundur, identifikimi dhe asgjësimi i gjithsej 5826 rrënjë, bime narkotike cannabis sattiva.

Burime nga policia thanë se në vendin e quajtur Shpor të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi Shkodër në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjetën 4 parcela me 1350  rrënjë.

Në vendin e quajtur Gjetkukaj, të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, në vend të shpyllzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjetën 2 parcela me 1700  rrënjë, bimë cannabis sattiva,

Në vendin e quajtur Fusha e Qerpikut të fshatit Mazrek, u gjet 1 parcele me 1700 rrënjë, bimë.

Në vendin e quajtur Qaf Manza të fshatit Mazrek, u gjetën 4 parcela me 446 rrënjë. Në vendin e Quajtur Viziman të fshatit Mazrek, u gjetën 4 parcela me 630 rrënjë, bimë.

Policia bëri të mundur asgjësimin me anë të djegies me zjarr i gjithsej 5826 rrënjëve bime cannabis sattiva.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›