Tiranë, vidhnin sinjalin televiziv, 12 të arrestuar
TIRANE- Dymbëdhjetë persona janë arrestuar nën akuzën e mashtrimit kompjuterik në kuadër të operacionit të koduar “Transmetimi 2”.
Sipas policisë arrestimi I tyre është bërë pas një hetimi 6 mujor, ku është vërtetuar se kanë marrë pjesë në vjedhjen e sinjalit të dixhital me anë të kompjuterëve.
Sipas policisë dyshohej se nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe Internetit të arrestuarit kanë transmetuar në mënyrë të paligjshme sinjalin e disa kompanive televizive dixhitale si “Digitalb”, “Tring”, “Sky”, “Nova” etj.
Në pranga kanë përfunduar Ervin Hiqmet Capi, 23 vjec, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Informatike; Dorian Meto Ligori, 30 vjec, banues në Tiranë; Boiken Shyqyri Koci, 23 vjec, banues në Tiranë, Student; Erlin Ndricim Shehaj, 25 vjec, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier; Petrit Nevruz Dilaveri, 63 vjec, banues në Tiranë, Punonjës Policie, Kidas Daut Mehmeti, 23 vjec, banues në Tiranë, Student; Aleks Filip Cuko, 59 vjec, banues në Tiranë; Enri Valer Miho, 21 vjec, banues në Tirane, Student; Aldo Orlando Frasheri, 26 vjec, banues në Tiranë, Profesioni Inxhinier; Klodian Nikolla Brace, 33 vjec, Biznesmen; Vasil Dhimitër Fani, 46 vjec, banues në Tiranë, me profesioni Inxhinier; Altin Besim Hoxha, 42 vjec, banues në Tiranë, Biznesmen.
“Në kuadër të këtij operacioni policor u morën dhe u zbatuan 20 vendime të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lejimin e kontrollit të ambjenteve në disa subjekte tregtare dhe banesa të cilat ndodheshin në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës, Gramsh, Mallakastër, ku në këto ambjente dyshohej se nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe Internetit është transmetuar në mënyrë të paligjshme sinjali televiziv.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi: 46 aparate te ndryshme të klonuara për marrjen dhe transmetimin e sinjaleve televizive, 9 sisteme kompjuterike të përshtatura si servera, për administrimin e rrjetit të transmetimit,6 njesi kompjuterike “Laptop”, 4 Modem 134 CD dhe 36 karta televizive dixhitale te ndryshme.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, vidhnin sinjalin televiziv, 12 të arrestuar