E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, probleme ne lagjet periferike

Situata ne Shkoder eshte e qete, ne brendesi te qytetit ajo eshte fare normale, por nuk mund te hyhet nga rruga e Velipojes.
Trupa e TCH ka hyre nga rruga e Vaut te Dejes, ku ka konstatuar rritjen e nivelit te ujit. Ura tek kthesa e Velipojes eshte e kalueshme vetem per kamionet dhe fuoristradat. E vetmja rruge per te lidhur Shkodren me pjesen tjeter te Shqiperise eshte pikerisht ajo e Vaut te Dejes. Por ne lagjet periferike, si ne Bachallek, uji ka arritur ne 2 metra thellesi. Banoret jane evakuar dhe ne keto momente nuk ka njerez neper shtepi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›