Kina: Kosova e rëndësishme për KS-në
Kosova mbetet çështje e rëndësishme për Këshillin e Sigurimit, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Xhang Jeshua.
Kina, vendi që ka kryesinë e radhës të Këshillit të Sigurimit, ka njoftuar se KS-ja do të diskutojë për gjendjen në Kosovë më 22 janar.
Me këtë rast, do të shqyrtohet raporti i rregullt i kreut të misionit të KB-së në Kosovë, Lamberto Zanier.