E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder qellohet me kater plumba biznesmeni

Një biznesmen në fushën e ndërtimit është plagosur me armë zjarri në lagjen Zdrale të Shkodrës.

Besnik Fagaj, 45 vjeç ka qenë duke u futur në banesë kur është qëlluar 4 herë me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar, i ciki më pas është larguar nga vendngjarja me një makinë. Biznesmeni i plagosur është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas është dërguar në reanimacion. Gjendja e tij paraqitet e rëndë, pasi plumbat i kanë prekur organet jetësore. Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet lidhur me ketë rast, duke marrë në pyetje dëshmitarë dhe duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›