PS Berisha cenoi vendin

Në një deklaratë nga selia e Partise Socialiste deputetja Arta Dade ka
akuzuar Kryeministrin se me refuzimin e tij ndaj ndërkombetarëve ka
dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
"Berisha ka dështuar në marrëdhëniet me partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe ka dobësuar profilin e vendit që në rrafshin rajonal priret nga strategjia e bashkëpunimit dhe e stabilitetit; ai dështoi në ndërtimin e Shqipërisë Europiane; ai dështoi në garantimin e lirive që janë thelbi i demokracisë; ai nuk garantoi zgjedhje të lira e të ndershme.Me mëndjengushtësisë e tij politike po asgjeson dita ditës hapësirat për dialog dhe bashkëpunim politik.Sali Berisha refuzoi mesazhet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kërkesat dhe paralajmërimet e tyre për të mos cënuar pavarësinë e KQZ-së. Ai është gjithnjë e më i izoluar, për shkak të frikës gjenetike për të pranuar humbjen, humbjen që vjen prej vullnetit të lirë të qytetarëve, të shqiptarëve të bashkuar", tha Dade.