E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodër, qytetarët vijojnë të pedalojnë jashtë korsive të biçikletave

Në dy vitet e fundit, Shkodrës i janë shtuar korsitë e biçikletave thuajse në çdo aks.

Megjithatë të shumtë janë përdoruesit i biçikletave që vijojnë të mos i respektojnë, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të pedalimit përkrah me automjetet, jashtë korsive të dedikuara.

Qytetarët shkodranë vlerësojnë faktin se sot në qytet mund të lëvizësh më i sigurt për shkak të korsive.

Shumica e përdoruesve të biçikletës janë të vetëdijshëm për rrezikshmërinë që u kanoset në rrugën automobilistike, si dhe që mund të bëhen shkaktarë për aksidente të mundshme.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›