Shkodër, rrëfehet komisioneri PS: Më rrahën militantët PD
SHKODER- Një komisioner i Partisë Socialiste në qendrën e votimit numër 345 në Kuq të Shkodrës është goditur me shkelma dhe grushta nga 4 persona, vetëm pak minuta pasi ka dalë nga qendra e votimit, pak pasi ka nisur procesi i votimit. Në një prononcim për NEWS24 komisioneri i PS-së tha se kishin qenë militantë të PD-së të cilët e kishin goditur.
“Tek qendra e votimit ngula këmbë për të zbatuar rregullat e ligjit. Në një moment kur dola jashtë më qëlluan 3- 4 vetë njëherësh me cfarë kishin në dorë. Më qëlluan me grushte dhe më bënë në këtë gjëndje që jam. “- ka thënë komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti. Votimi në njësinë numër 345 në Kuc të Shkodrës është
ndërprerë, për tu rinisur më vonë , ndërkohë që komisioneri i PS i plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Incident ne Shkodër, militantë të Pd Godasin komisionerin e Ps-së