Shkoder shpallet dekreti i ckisherimit

Metropolia Katolike e qytetit të Shkodrës ka njoftuar se ka shpallur dekretin e çkishërimit. Përmes një njoftimi për shtyp, Metropolia ka bërë të ditur se ky vendim është një reagim ndaj fenomenit të gjakmarrjes.
“Dekreti është për të gjithë ata që vrasin apo marrin gjak”, thuhet në njoftimin për shtyp, ku përmenden rastet e ndodhura së fundmi që nuk kanë kursyer as fëmijët.
Pak ditë më parë, një 49-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në fshatin Dukagjin të qarkut të Shkodrës. Autoritetet lokale njoftuan se viktima ishte shtetasi Marash Tonaj, ndërsa ende nuk dihet se cilët janë autorët e këtij krimi.
Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat, por paraprakisht dyshohej se shkak për vrasjen ishte bërë gjakmarrja.
Ndërsa në fund të muajit gusht, po në qytetin e Shkodrës, atë e bir u qëlluan me breshëri automatiku. Për pasojë mbeti i vdekur në vend 46-vjeçari Frederik Marku nga Mirdita, ndërsa i biri, 22-vjeçari Jurgen Marku mbeti i plagosur.
Si autori ashtu dhe viktima dy orë para ngjarjes kishin qënë të shoqëruar në polici për një grindje që kishin pasur një ditë më parë.
Një javë para kësaj ngjarjeje, në fshatin Bardhaj të rrethit të Shkodrës, dy vëllezër u qëlluan dhe njëri prej tyre ndërroi jetë, pas një prite në oborrin e shtëpisë, përsëri për arsye gjakmarrjeje.