E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e progresit faji i politikes

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka bërë përgjegjëse klasën politike për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në proçesin e integrimit.

“Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e statusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit”, ka deklaruar Arvizu.

Sipas tij, për këtë situatë përgjegjëse është politika shqiptare, e cila anashkalon problemet e qytetarëve për interesat e saj.

“Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve

Alexander Arvizu
Ambasador i SHBA, Tiranë e qytetarëve”, ka theksuar Arvizu.

I dërguari i Uashingtonit zyrtar ka shprehur më tej shqetësimin e tij për librat e shtrenjtë, problemet në shëndetësi dhe praninë e mbeturinave në vendet publike.

Komentet e tij Arvizu i ka bërë nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhet në kuadër të nismës ‘Vepro tani’, të promovuar pikërisht nga ambasada e Shteteve të Bashkuara.

“Nisma ‘Vepro tani’ është ndër më të rëndësishmet që ka ndërmarrë ambasada amerikane”, ka deklaruar Arvizu.

Një ditë më parë, krerët e Bashkimit Evropian i bënë të qartë klasës politike shqiptare se, integrimi evropian duhet të jetë një përpjekje reale kombëtare, një projekt gjithpërfshirës dhe se për suksesin e vendit është thelbësor një dialog politik i qëndrueshëm dhe konstruktiv. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›