Shkodër, ul siparin festivali i 49-të i këngës për fëmijë
SHKODËR- Ka ulur siparin mbrëmjen e së enjtes festivali i 49-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë në qytetin e Shkodrës. Shpresa Sadrija nga Gjakova me këngën “Fjalë vetëm fjalë” me text të Edona Krasniqit, muzikë të Shpëtim Gashit dhe orkestrim të Naim Krasniqit, është shpallur fituesja e festivalit Mbarëkombëtar i Këngës për fëmijë të edicionit të 49-të.
Këtij kompeticioni mjaft të rëndësishëm në fushën e kulturës, jo vetëm për qytetin e Shkodrës por për mbarë trevat shqipfolëse.
E vecanta e këtij festivali, ka qenë se vetë fëmijët konkurues kanë qenë juria e festivalit, që kanë përzgjedhur edhe këngën fituese ndër 34 të tilla që kanë qenë në konkurim. Salla e tejmbushur e Teatrit Migjeni ka shoqëruar për 3 netë radhazi festivalin e 49-të këngës për fëmijë. Ky festival ashtu si dhe vitet e tjera kësaj here i ka dhënë përparësi pjesmarrësve të moshave më të vogla deri në klasën e 6-të të ciklit nëntëvejcar, pasi synohet, evidentimi i talenteve të reja të cilat nuk kanë marrë pjesë më parë në këtë festival. Përvec Shqipërisë, kanë
interpretuar edhe këngëtarët e vegjël nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora. Festivali i 49-të i parapriu përgatitjeve më të mëdha që do bëhen për 50-vjetorin e këtij evenimenti, i cili do mbahet vitin e ardhshëm.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)