Herion Mustafaraj, “Beni” kthehet në shtëpi
24/06/2011 Ndihej si “burri me pantallona të shkurtra” atëherë kur vetëm në moshën 7-vjeçare do të interpretonte në filmin që thuajse do ta shoqëronte gjithë jetën e që edhe sot breza të tërë e kujtojnë me një lloj nostalgjie e dashurie. “Beni ecën vetë” do ta pagëzonte në këtë lloj mënyre Herion Mustafarajn si një djalosh “të ri”, për të cilin në ato vite (por edhe më pas) edhe ai do të ndihej krenar. Sot nuk është më ai Beni –fëmijë, megjithatë, tek Herioni duket se kanë mbetur lumturisht të bukura shumë ndjesi fëminore.
I larguar prej vitesh nga Shqipëria dhe i vendosur në Nju Jork, Mustafaraj vazhdon të ushqejë po atë pasion për filmin dhe ekranin, si dhe artin në përgjithësi. Së shpejti ai do të ketë mundësinë “të rrëfehet” përmes artit të tij edhe për publikun shqiptar, të cilit i mungon prej kohësh. Projektet nuk mungojnë, ashtu si dëshirat.
Në këtë intervistë ai zbulon diçka prej tyre dhe jetën e tij brenda dhe përtej krijimtarisë artistike.
Njerëzit vazhdojnë të kujtojnë akoma edhe sot “Benin që ecën vetë” dhe mendoj se për shumë prej tyre jeni i identifikuar me atë personazh. Pas kaq vitesh çfarë ka mbetur prej Benit tek Herion Mustafaraj?
Është një lojë fjalësh.... si të thuash: Kush e bëri.... Herioni Benin apo Beni Herionin? Në këtë rast ai film i sjellë me aq mjeshtëri nga z. Kiço Blushi –skenarist, znj. Xhanfize Keko- regjisore dhe z.Sami Kokona- operator, pati një mishërim të natyrshëm të rolit nga unë si fëmijë. Sinqeriteti i fëmijës në lojë aktoriale është gjëja më e vështirë për tu ruajtur. Fëmija beson me vërtetësi. Më ka mbetur nga Beni ajo që i mbetet secilit nga ne nga fëmijëria.....kujtimet!
Edhe pse mund të keni folur shpesh për këtë, e mbani mend momentin e parë kur iu është ofruar të ishit pjesë e xhirimeve të një filmi? Çfarë kujtoni nga ajo përvojë?
U ndjeva shumë krenar. Ai film i ka dhënë shumë lumturi e drejtim jetës sime. Prindërit më shihnin sikur isha një fëmijë tjetër, më i zgjuar se sa Herioni që njihnin ata. Në grupin e xhirimit të gjithë më trajtonin si një koleg të vogël dhe nuk ma prishte njeri qejfin. Ndihesha si “Burri me pantallona të shkurtra”. Atë film e kisha parë e doja ti ngjaja atij.
Më pas do të vijonin edhe shumë filma të tjerë ku do të merrje pjesë. Cili mbeti për ju roli më i dashur?
Besoj se çdo gjykim që bëj tani mbi ato momente të jetës në kamera është i primedituar. Më pëlqen roli i Vaskës tek Tomka. I kam pasur qejf rolet e çunave çapkënë, se mendoj që isha më shumë i tillë se sa karakteri i Benit që gjithmonë e më shumë merrte famë. Gjithmonë mendoja që në filmin tjetër do të luaj edhe më bukur se tek ai më parë, por ja që vetëm Beni u bë kampion e të gjithë nga Beni më njohin.
Mendoj prej këtej lindi dhe dëshira për tu bërë aktor e për tu marrë me art. Sot besoni se jeni bërë ai artist që keni dëshiruar? Mund të thoni diçka për jetën dhe aktivitetin tuaj artistik në SHBA ku jetoni prej vitesh?
Këtu prit pak, shoqja. Unë kam pasur qejf të bëhesha Xhezbandist. Luaja gjithë ditën cepat e karrigeve kur dëgjoja këngë dhe e mbaja mirë ritmin…. Jo jo.. piktor e kisha ëndërr..., por skisha dorë fare, isha aq i keq në pikturë sa që dhe vetë e dija. E ke parasysh kur njeriun e gënjen mendja? Për pikturë nuk më rrejti mendja kurrë. Për këngëtar më gënjen pak, këndoj ndonjëherë, kurse për aktor mundohet të më gënjejë, por nuk e besoj më. Dua të bëhem producent e regjisor, shkrimtar dhe aktor. Ti bëj vetë të gjitha. (Qesh).
Shpesh herë i bëj këto me video shtëpie që i vendos për miqtë në Youtube e Facebook. Them që çdo aktor duhet ta vërë veten njëherë sa më shpejt në pozitat e regjisorit e producentit e duhet të shohë anën tjetër të medaljes. Aktorët kanë shumë tangërllëk e hipokrizi me fansat e në shoqëri dhe janë shumë servilë ndaj regjisorit në përgjithësi, e kjo shpesh herë e bën punën të vështirë. Aktori bëhet aq i stamposur në madhështinë e figurës së tij, duke iu rritur vlera, saqë pastaj harron rolin e luan gjithmonë veten, prandaj sinqeriteti humb me moshën e artistit në këtë zanat. Më pëlqen të zhvilloj skenarë filmash me tema shoqërore apo histori të vërteta dhe aktualisht jam duke punuar në një të tillë që themi se do ta kemi xhiruar deri në fund të vitit në Shqipëri. Përdor fjalën “themi” për mua dhe Benin. Hahahahhaha, jo jo.... për mua dhe shokët e mi producentë: Mishel Koçiun, Elton Dedën e Nik Gjoklaj, Alfred dhe Ernest Tollja. Sapo mbaruam një film të shkurtër me temë nga jeta e Nju Jorkut, filmin “Bird Poop”, një komedi tragjike dhe ishte një arritje. Kjo na krijoi besim që mund të prodhojmë gjëra të tjera edhe më të mëdha në formë e përmbajtje. Besoj me punë e dëshirë do tia gjejmë anën. Arti i kinemasë duket sa i thjeshtë, po aq dhe i vështirë për tu bërë mirë. E kam ëndërr të jem një regjisor i suksesshëm i filmave serialë. Në këtë mënyrë e di që çfarëdo lloj gabimesh të kem bërë, i kam bërë vetë e asnjë tjetër.
Cilët kanë qenë ata persona që kanë ndikuar së shumti në formësimin tuaj si artist dhe si njeri?
Njeriu më i afërt i jetës sime që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me artin është mamaja ime, Natasha që më ka marrë me vete përpara se të bëja Benin, në turnetë e Estradës së Shtetit ku ajo atëherë punonte si violiniste! Skeçet e estradës dhe humoristët si Skënder Sallaku, Kaci, Kosta Kamberi, ishin spektatorët e mi të parë që shikonin veten e tyre të imituar nga unë, e ashtu unë merrja mësimet e para të aktrimit. Me pjesëmarrjen në filmat e mëpasshëm, Znj. Xhanfize Keko më tregoi se si punohet me kamerën e çdo gjë tjetër filmike. Më pas, në Akademinë e Arteve, Zonja Drita Pelingu e Andon Qesari që më përgatitën për konkurs, idhulli im- profesor Timo Flloko, z. Viktor Zhusti, Rikard Ljarja, Mevlan Shanaj, Vladimir Prifti, Pëllumb Kulla, Vladimir Kasa. Këta ishin pedagogët e mi në ndërtimin e koncepteve aktoriale në lëndën e mjeshtërisë së aktorit. Pa folur më tej, këta emra të nderuar artistësh janë influenca dhe mbështetja ime në artin skenik e kinema.
Sa e vështirë është për një artist shqiptar të jetojë dhe të ndërtojë ëndrrën e tij në një vend të huaj, duke pasur parasysh përvojën tuaj personale?
Sa vjen edhe bëhet më e lehtë. Kur vajta në Los Angeles në 2006, e vetmja shoqe nga të shkollës atje ishte këngëtarja Parashqevi Simaku. Ajo ishte e para artiste nga ILA që ndiqte me pasion profesionin. Më pas erdhën zoti Timo Flloko dhe Vera Grabocka, që janë miq të hershëm të familjes sime dhe me ta në Los Angeles për 6 vjet kemi kaluar ditë me shumë emocion dhe arritje artistike, duke futur këtu edhe takimet me të madhin Jim Belushi në ambiente pune e private. Sot, artisti shqiptar ka mundësi të papara për tu bërë pjesë e kinemasë botërore e arritje të paimagjinuara në kategori ndërkombëtare e vërtetojnë këtë, si ajo e Andamion Muratajt në Berlinale me marrjen e Ariut të Argjendtë kundrejt Kevin Spacey –it. Mjaft shpejt do të na vijë radha edhe ne si komb në kinema të kemi një trofe si Oskar përkrah çmimeve të tjera të mëdha që po fitojnë kineastët dhe artistët tanë në festivale ndërkombëtare filmi.
Publikut shqiptar i keni munguar së tepërmi. Keni menduar për ndonjë rikthim? Cila do të ishte situata ideale që do të bënte të ktheheshit me një projekt në Shqipëri?
Faleminderit që ruani këtë mendim për mua dhe them që së shpejti do të kem mundësinë të marrë pjesë në një produksion shqiptar që shpresoj të lërë gjurmë në karrierën time artistike, si dhe të sjellë tek spektatori pjekurinë time aktoriale. Është një projekt për të cilin nuk mund të flasë gjatë sepse nuk është i kanalizuar akoma. Por këtë vit do të jem i pranishëm në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF), që mbahet në Tiranë ku do të prezantoj filmin “Glasa” (Bird poop).
Cilët janë ata regjisorë apo skenaristë me të cilët do të doje të punoje? (shqiptarë apo të huaj)
Do të përmendja zonjën Drita Pelingu me të cilën dua të punoj e që e dua aq shumë si artiste dhe nënë, profesor Timo Fllokon që them se do të ishte shumë i suksesshëm nëse sipërmerr një produksion kinematografik si regjisor. Do të kisha dëshirë të punoja me z. Dhimitër Anagnosti dhe po aq dëshirë me kineastët e rinj e shokët e mi si: Andamion Murataj, Robert Budina, Bujar Alimani që kanë një dashuri kaq të madhe për kinemanë e që po shkëlqejnë me punët e tyre.
Jashtë “kornizave”
Çmund të tregoni për të përditshmen tuaj? Me se të pëlqen të merresh në atë që e cilëson “kohë të lirë”?
Dita ime si baba e bashkëshort është vërtet e larmishme. Vrapoj si një karakter Chehovian nga një cep në tjetrin dhe shpesh jam tragji-komik sepse gjërat nuk shkojnë asnjëherë “fjollë” ashtu siç dëshiroj ti kem, por me sa dëgjoj nga miq e shokë kudo, sot njerëzit që kërkojnë më shumë aq më të papritura gjejnë. Kjo është si të thuash “bukuria e jetës” për ne, artistët në emigrim. Nuk e di se çmund të bëjë një princ që për të gjërat janë të studiuara dhe të mbrojtura nga petku monark. Lutem që ku rafsha, mos u vrafsha dhe prapë kam mbetur pa thyer vetëm turinjtë. (Buzëqesh).
Nëse nuk do të kishe pasur rastin të “takoheshe” me kinemanë dhe filmin me çfarë mendoni se do të merreshit sot?
Nëse nuk do të kisha pasur rast të njihesha me kinemanë në jetën time do të doja të isha peshkatar perlash. ...Më pëlqen zhytja nën ujë. Mundësisht të kisha një shtëpi që ta kishte bodrumin nën det e nga muret prej xhami të shikoja jetën e nënujshme si një akuarium ku edhe peshqit të kënaqeshin duke më pare mua si jetoj.....asgjë ekstravagante.
Si do ta përkufizonit shkurtimisht veten?
Qenie e gjallë!
Cilët janë njerëzit më të dashur për ju? Sa “peshon” tek ju të qenit babai i një vajze?
Gruaja, familja dhe shoqëria! Të treja në një vizë të drejtë dashurie po prapë ka shumë konkurrencë e xhelozi mes tyre. Secili e do dashurinë të gjithë vetëm për vete o motër.... Doja ta kisha djalë fëmijën e parë, por jam shumë i lumtur me vajzën se më dëgjon dhe më kupton kollaj, pothuajse aq kollaj sa edhe mamaja ime. Nuk mund të them të njëjtën gjë për gruan... Ajo jep jetën për mua dhe unë bëj të njëjtën gjë reciprokisht. Në familje nuk kemi madje nevojë as të flasim me njëri- tjetrin. Merremi vesh me shenja, por shenjat sjua tregoj.
Miqësia për ju është… Cilët janë miqtë tuaj më të mirë?
Miqësia është një lidhje shoqërore reciproke, po aq e rëndësishme sa martesa, vetëm se nuk duhet të ketë kushte. Miqësia e vërtetë është e lirë si dashuria e vërtetë. Shpesh ngatërrojmë miqtë me miq të vërtetë, por kjo ndodh me këdo, jo vetëm me mua apo me ne shqiptarët. Edhe të huajt duket sikur e kanë këtë problem. Miq për kokë kanë mbetur ata të vegjëlisë, me të cilët edhe pse rrallë shihemi, ruajmë respekt e kujtime.
Gabimi (çmenduria) më e madhe…
Gabimin më të madh e kam bërë njëherë kur sapo kisha shkuar për strehim politik në Itali dhe isha duke parë ata që luajnë me 3 letra të mbuluara. Mu duk e thjeshtë dhe lashë 200$ për tre sekonda kur gjithsej kisha vetëm 200 $ në xhep. Thashë se u kthye toka mbrapsht.... Smbaj mend të kem bërë ndonjë gjë më të mençur se vajzën time, Dean dhe Benin në film.
Meqenëse jemi në sezonin e verës, keni menduar se ku do ti kaloni pushimet këtë vit?
Për pushime do të shkojmë me familjen në Cape Cod, një gadishull i bukur nga ana e Atlantikut. Mbase verën tjetër në Vlorë! Duke ju falënderuar për vëmendjen ju uroj një ditë të mbarë.