Vizat, Topalli: Mbajtm premtimin

“Ky vendim i jashtëzakonshëm është meritë e juaja, e çdo qytetari shqiptar. është meritë e nënave, është meritë e burrave dhe grave që kanë punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm. është meritë e shpirtit të shqiptarëve, që është një shpirt europian”, ka pohuar Topalli.
Por sipas saj, një meritë tjetër të vecantë kanë edhe institucionet, të cilat në vitet e fundit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
“është meritë e një pune të jashtëzakonshme të viteve të fundit të qeverisë, të Parlamentit, të institucioneve shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ka kaluar 176 ligje, marrëveshje, vendime e rezoluta, që janë baza të jashtëzakonshme të reformave të jashtëzakonshme për të cilat ky vend ka nevojë”, ka deklaruar Topalli.
Kryetarja e Kuvendit shprehu keqardhjen për atë që e cilësoi si moslejim të kolegëve të opozitës për t’u bërë pjesë e reformave që cuan në vendimin për e heqjen e vizave.