E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet per vdekje nje i moshuar te kryqezimi i 21 Dhjetorit

Tirane 29 dhjetor NOA-Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur ne zonen e 21 Dhjetorit ne Tirane.

I njohur si nje nder kryqezimet me te rrezikshme ne zonen e Tiranes pikerisht aty ka humbur jeten nje i moshuar i cili eshte perplasur me nje motorr.

Ky aksident ka ndodhur ne momentin kur i moshuari po kalonte rrugen per ne anen tjeter te saj.

Sapo eshte sinjalizuar aksidenti policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka kryer arrestimin e drejtuesit te motorrit i cili nuk ka bere rezistence.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›