E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër,Meta:Të zbardhet tragjedia e 9 janarit

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta kërkon nga qyteti i Shkodrës, zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, përndryshe kërcënon me protesta popullore. Këtë deklaratë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka lëshuar teksa vizitonte tre familjarët në grevë urie të viktimave të tragjedisë. Meta garantoi grevistët se do të kërkojë takim me presidentin, Bamir Topi dhe Avokatin e Popullit për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie. Gjatë takimit me familjarët që ndodhen në ditën e katërt të grevës , kreu i LSI-së ka kërcënuar se në rast se institucionet nuk do reagojnë atëherë forca e tij politike do t'u kërkojë shqitarëve të zbresin në shesh për të protestuar. Ndërkohë pas takimit me grevistët kreu i LSI-së, tha se kjo grevë është një ndër më uniket, pasi këta persona nuk kërkojnë ngritje page apo status të veçantë, por vetëm zbardhjen e të vërtetës për tragjedinë e 9 janarit. Duke u përqëndruar te kjo ngjarje e rëndë, kreu i LSI-së i ka kërkuar Namik Dokles, ose kryeministrit të Shqipërisë në atë natë, siç e cilëson ai të vijë të takojë grevistët dhe largohet nga politike. Në fund, kryetari i LSI-së ka ftuar edhe një herë gjithë shqiptarët që të bashkohen më 15 mars në protestën me moto "Berisha ik".Natën e 9 janarit 2004 humbën jetën 28 persona, ndërsa trupat e 8 prej tyre nuk gjetën kurrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›