Bie suvaja e tavanit në QSUT,tre të lënduar

Një pjesë e suvasë së tavanit në laburatorin e ekografisë në Qëndrën spitalore të QSUT-së ka rënë sot dhe për pasojë janë lënduar 2 pacientë dhe mjeku i ekografisë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rënia e suvasë ka ndodhur në momentin kur mjeku po vizitonte pacientin dhe në paradhomën e ekografisë po priste një paciente tjetër. Mësohet se pacientja që priste është dërguar në spitalin ushtarak si pasojë e rënies në kokë të suvasë por mjekët thonë që nuk ka asgjë serioze. Burime nga spitali bënë të ditur se suvaja e tavanit ka rënë si pasojë e amortizimit dhe lagështirës. Menjëherë autoritet e QSUT-së kanë ndërhyrë duke marrë situatën nën kontroll dhe kanë boshatisur ambientet ku ka rënë tavani