Shkodra dhe Gjakova konsolidojnë bashkëpunimin/ Identifikohen prioritetet e përbashkëta që rrisin ekonominë

Forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushat social-ekonomike, arsimit, turizmit, sportit dhe trashëgimisë kulturore ka qenë në fokus të takimit të përbashkët në mes Kuvendit të Komunës së Gjakovës dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Në fjalën e tij kryetari i këshillit bashkiak Shkodër, Oltion Luli theksoi se ne kemi nevojë sot më shumë se kurrë të forcojmë edhe më tej lidhjet tona, të punojmë me projekte të përbashkëta që i rrisin ekonomikisht këto dy rajone.
Arbëresha Kuçi, Kryetare e Kuvendit të Komunës së Gjakovës teksa vuri theksin tek bashkimi edhe më tepër i dy qyteteve tha se jemi sfiduar shumë që nga koha e pavarësisë por nuk kemi lënë hapësira zhvillimeve që na dëmtojnë proceset dhe projektet tona.
Ky takim erdhi në kuadër të 1-vjetorit të binjakëzimit mes bashkisë së Shkodrës dhe Komunës së Gjakovës dhe qëllimi është shtrirja e mëtejshme e bashkëpunimit dhe forcimin i marrëdhënieve mes dy qyteteve si një mundësi e mirë për sfidat e reja, kjo në kuadër të rrugës së nisur të integrimit europian për të dy vendeve.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/