Shkodra, “kryeqyteti” i motorëve dhe rokut për dy ditë me radhë

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Shkodra u shndërrua në kryeqytetin e motorëve për dy ditë rresht, ku qindra motoristë nga vendi dhe diaspora elektrizuan rrugët e qytetit.
Adhurues të motorëve “Harley” dhe muzikës rok (rock) u bënë pjesë e një atmosfere festive që shoqëroi qytetin veriperëndimor këtë fundjavë.
“Moto Fest” solli në qytet muzikë live, parada dhe aktivitete që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.
Parada e motorëve, mblodhi mbi 500 motoristë, në një nga organizimet më të mëdha të këtij lloji të zhvilluara ndonjëherë në rrugët e Shkodrës. Në krye të paradës ishte kryebashkiaku Benet Beci, i cili iu bashkua motoristëve të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.
/a.f/r.e/