E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizitorja nga Kosova: Ekspozita e ATSH, me rëndësi për edukimin e brezave dhe ruajtjen e historisë

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Ekspozita me fotografi e hapur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) në ambientet e Kalasë së Tiranës po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, duke u vlerësuar si një aktivitet me rëndësi për ruajtjen e kujtesës historike.

Një vizitore nga Prishtina u shpreh se kjo ekspozitë përbën një mundësi të vlefshme për edukimin e brezave të rinj, duke i njohur ata me historinë dhe kulturën e vendit.

“Fotot kanë një vlerë të veçantë, pasi tregojnë zhvillimet ndër vite dhe ruajnë kujtesën e asaj që ka qenë. Janë shumë të rëndësishme për brezat e rinj, që të kuptojnë të kaluarën dhe identitetin tonë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, aktivitete të tilla kontribuojnë në ruajtjen e historisë dhe kulturës kombëtare, ndërsa theksoi edhe rolin e agjencive të lajmeve në informimin e publikut dhe forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon.

Ekspozita e ATSH konsiderohet një dëshmi e gjallë e historisë së vendit, përmes fotografive dhe materialeve arkivore që pasqyrojnë momente të rëndësishme nga jeta politike, sociale dhe kulturore ndër vite.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›