Shkodra mbetet ne emergjence

Siperfaqja e permbytur llogaritet te jete rreth 13 mije hektare.
Nderkohe ne Shiroke zonen turistike te qytetit gjendja mbetet e rende. Te gjitha rruget tokesore qe te cojne ne kete zone te banuar jane nen uje me thellesi shume te madhe. Menyra e vetme per te levizur jane varkat dhe lundrat me motor dhe nje udhetim prej 40 minutash ne liqenin e Shkodres.
Me dhjetera banesa ndodhen nen uje ndersa lokaleve ju duken vetem catite. Nderkohe ne Shkoder dhe zonat perreth vijojne te ndahen ndihma per banoret e prekur.
Mesohet se ne total jane 14200 persona te evakuuar ndersa ne qendrat e pritjes ndodhen 1860 persona.
Te rrethuara nga uji jane edhe shume fshatra te tjera ne zonen e Nenshkodres. Optimizmi i situates se sotme eshte i perkohshem per shkak te parashikimeve aspak te mira te motit qe lajmerojne rifillimin e reshjeve gjate dites se neserme.
Bashke me reshjet dhe shiut dhe te bores pritet edhe ulje e ndjeshme e temperaturave gjate gjithe muajit dhjetor.