Udhetim ne ferrin e permbytjeve

Gjate rruges dallohen nje pjese e mire e fshatrave te permbytur me shtepite qe duken si te mbira mes ujit. Oboti Shirgji e keshtu me radhe jane plotesisht nen uje.
E gjithe zona qe i perngjan me shume nje liqeni ne fakt eshte pjesa hyrese e fshatit Samrish te Dajcit. Permbytja ka permasa katastrofike ku niveli i ujit ka arritur ne rreth 1 meter e 50 ndash 1 meter e 60 centimetra. Dhjetera shtepi jane krejtesisht nen uje ndersa te tjerat qe kane nje pozicion me te favorshem jane kthyer ne ishuj per banoret qe nuk kane pranuar te evakuohen.
Fshati ofron skena rrenqethese ku vec banoreve te ngujuar ne katet e larta te shtepive mund te degjosh britmat e kafsheve te cilat ashtu si njerezit kerkojne te mbijetojne ne kete realitet te rende.
Vendi i izoluar ku ndodhet fshati ka bere qe banoret te kene edhe me pak vemendje nga ana e strukturave perkatese. Shumica e tyre nuk largohen pasi me keto shtepi e kafshe kane te lidhur jeten e tyre.
Uji ka zaptuar gjithcka duke e kthyer samrishin ne nje vend ku eshte e veshtire te gjesh qofte edhe nje pellembe toke mbi uje.
Vetem nje pjese e argjinatures ka mundur ti shpetoje vrrullit te Bunes pjesa tjeter eshte shkaterruar plotesisht duke u derdhur lirshem mbi fshat.
Ne kete sheshbeteje fshati Samrish ka humbur ne menyre tragjike luften me ujin forca shkaterruese e te cilit ka qene e pameshirshme duke mos bere dallim mes njeriut dhe zotit
Tashme e keqja e ka prekur fundin dhe banoret vetem shpresojne qe kjo situate te permiresohet.
Per shkodranet e traditave ne qytet apo ne zonen e Nenshkodres sot ka me shume rendesi te mbijetojne perballe kesaj fatkeqesie qe i ka goditur plot pese here brenda nje viti.
Te mbijetojne ne kete dhjetor te veshtire duke rrumbullakosur fort ne kalendar 2010 si vitin qe nuk do te donin te perseritej me kurre.