“Shkodra, si gjithmonë, më 23 qershor do ia shkulë përsëri veshin Edi Ramës”
Reagon kreu i PD-së së Shkodrës, Astrit Bushati, për spekulimet e radhës të kreut të PS-së
Kryetari i degës së PD-së së Shkodrës, Astrit Bushati, ka reaguar dje duke i quajtur spekulime, informacionet e shpërndara nga disa media, sipas të cilave, në Shkodër, disa anëtarë të PD-së, janë konvertuar në anëtarë të PS-së. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, Astrit Bushati bën të ditur se, “Si kryetar i degës së PD-së së Shkodrës, bëj të ditur për opinionin publik se disa media afër Edi Ramës, gënjyen mbi konvertimin e disa anëtarëve të PD-së në anëtarë të PS-së. Ky është spekulim. Me sa duket Edi Rama të vetmin ngushëllim para humbjes së radhës kërkon të gjejë një mashtrimet e veta, për veten”, shprehet Bushati. Nga ana tjetër, kreu i PD-së së Shkodrës, bën të ditur se, “Shkodra si gjithmonë në 23 qershor do ia shkulë veshin Edi Ramës, por kësaj here, më fort se asnjëherë tjetër”.