Shkodra turistike, vizitorët vlerësojnë pedonalen, muzetë dhe objektet e kultit

Turistë të shumtë ndeshen në rrugët e qytetit këtë fillim pranvere. Të pyetur ata tregojnë se janë të mahnitur nga qyteti me pedonalen, kishat dhe xhamitë të cilat ndodhen vetëm disa metra larg njëra tjetrës apo edhe muzetë e qytetit
“Është hera e pestë që vij në Shkodër dhe jam shumë I lumtur. Unë jam nga Kroacia. Më pëlqen shumë pedonalja, kishat dhe xhamitë në të njëjtin vend por edhe muzetë. Kam vizituar Tiranën, Krujën pas Shkodrës do të shkoj në Mal të zi. Vërtet bukur gjithçka do të rikthehem sërish sepse ne organizojmë ture me amerikan dhe kroat për të vizituar Ballkanin”, tha një turist.
“Unë vij nga Kalifornia. Është hera e parë që vij në Shkodër. Më pëlqen shume mendoj që do të kem shumë pika për të parë pasi guida ka përcaktuar disa muze, liqenin dhe qendrën e qytetit”, tha një turiste tjetër.
Për numrin dy të Bashkisë Shkodër Rudin Beka turizmi është i fokusuar në 3 shtylla atë detar, muzeal dhe atë malor.
“Kemi tre shtylla kryesore në atë që bazohet në turizmin detar, muzeal dhe malor”, tha Rudin Beka, zëvendëskryetari i Bashkia Shkodër
Këtë vit Bashkia Shkodër synon të mos ketë fasho sezoni duke e kthyer kështu turizmin ne 365 ditë.
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/