Viktor Orban: Pa serb, nuk ka BE të shëndetshme. Nga 1 korriku, një ekip special për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se Evropa ka nevojë për serbët dhe se pa përfshirjen e tyre nuk ka BE të shëndetshme, nuk ka siguri dhe stabilitet.
Pas marrjes së Urdhrit të Republikës Srpska, Orban deklaroi se situata në BE nuk është më e mira, por korniza në të cilën populli serb dhe hungarez mund të përparojnë më së miri.
Orban tha se Republika Srpska është pjesa e Evropës që mund të ketë rritjen më të shpejtë në të ardhmen dhe se Evropa mund të ndihmojë në këtë.
“Ka kriza politike, vështirësi ekonomike, por potenciali që ekziston në vendin tuaj është shumë domethënës nga pikëpamja e Hungarisë”, tha Orban.
Kryeministri hungarez njoftoi më tej se nga 1 korriku, kur Hungaria të marrë presidencën e BE-së, ai do të formojë një ekip të posaçëm që do të merret me Ballkanin Perëndimor dhe BiH.
/rtsh.al/