Shkoj, për të mos u kthyer më!

Ylli i Milanit, Robinho është në Brazil së bashku me drejtorin sportiv të Milanit, Adriano Gallianin. Robinho pritet që këtë javë të zgjedhë skuadrën e re për të braktisur Milanin pas disa viteve.
Dilema është se a do të zgjedhë Robinho Flamengon apo Santosin. Galliani ofertën e parë i ka bërë Flamengos për Robinhon për të shtyer Santosin për të rritur ofertën.
Largimi i Robinhos nga Milani duket thuajse i sigurtë ndërsa ndeshja me Romën mund të ketë qenë e fundit për të./Indeksonline/