Shkojnë drejt vdekjes duke buzëqeshur (FOTO)
Share
Dikush mund të thotë se ky është një moment harmonie në burg. Por në të vërtetë këto gra po jetojnë momentet e fundit të jetës përpara se të ekzekutohen.
Fotot janë publikuar për herë të parë pas një dekade dhe tregojnë momentet e fundit në burg për të dënuarat me vdekje në Kinë.
Në një lëvizje të pazakontë, një fotograf është lejuar të hyjë në burgun e grave në qytetin industrial Wuhan në Kinë. Por fotot ishin shumë të ndjeshme sa qeveria i ndaloi ato, pasi kishte frikë se do provokonin simpati për femrat. Fotot qëndruan të papublikuara që nga viti 2003 deri një javë përpara. Gratë e ekzekutuara akuzoheshin për trafik droge.









