Shkolla 9- vjeçare “Irakli Bozo” gati për të pritur nxënësit e Golemit në Lushnjë

E ndërtuar nga themelet, shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” në Golem të Lushnjës është gati për të mirëpritur nxënësit.
Të gjitha klasat janë të pajisura me kondicionier, baza materiale është e re, muret janë të veshura me sistemin termoizolues, dushet janë me panele diellore, sistemet elektrike dhe hidraulike janë të kohës dhe pritet vetëm pak kohë që në korridoret e shkollës të hyjnë nxënësit.
Në fund të nëntorit, ajo do të hapet për nxënësit.
Shkolla është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 70- të, ndërsa për shkak të kohës, ajo pësoi dëmtime.
Ndërtimi i kësaj shkolle u mundësua nga fondet e Ministrisë së Arsimit dhe të bashkisë Lushnjë.
/rtsh.al/