E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Kolë Idromeno” në Shkodër hap dyert në shtator me kushte moderne për 400 nxënës

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër do të mirëpresë në shtator mbi 400 gjimnazistë, në kushte moderne dhe dinjitoze në vitin e ri shkollor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se ambientet e reja mësimore, laboratorët bashkëkohorë dhe terrenet sportive do të krijojnë një hapësirë më cilësore për mësimdhënie, që nxit dijen, zhvillimin dhe mirëqenien e nxënësve.

Rikonstruksioni i shkollës u mundësua nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës.

Kjo shkollë mban emrin e piktorit dhe arkitektit të shquar shqiptar Kolë Idromeno. Rikonstruksioni me një investim prej 133 milionë lekësh synon të përmirësojë të gjitha aspektet e infrastrukturës shkollore, duke përfshirë ambientet e brendshme dhe të jashtme, laboratorët dhe terrenet sportive.

1 nga 8

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›