Shkolla Kombëtare e Kodimit, nxënës të shkollave të veriut prezantuan punimet e tyre

16 shkolla të mesme nga qytetet Dibër, Kukës, Mat, Bulqizë, Klos, Has, Tropojë dhe Malësi e Madhe prezantuan në Tiranë projektet e tyre mbi temën Sfida Kombëtare e Kodimit.
Nxënësit, të moshës 15-18 vjeç, prezantuan projekte inovative duke përdorur pajisjet micro:bit, me synimin për të ofruar zgjidhje për sfidat në mjedis, turizëm, energji dhe infrastrukturë, tema mbi të cilat ishin mbështetur edhe në realizimin e punimeve të tyre.
Ndërsa teknologjia po transformon gjithnjë e më shumë botën, iniciativa si Sfida Kombëtare e Kodimit synon të ndihmojnë të rinjtë shqiptarë të përgatiten për të ardhmen, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme digjitale, mendim kritik dhe punë në grup.
Sfida Kombëtare e Kodimit është një konkurs që po i hap rrugën të rinjve shqiptarë drejt një të ardhmeje inovative. Ky projekt u organizua nga programi rrugë alternative i British Council në Shqipëri me mbështetjen e Qeverisë Britanike.
/rtsh.al/