Shkolla “Ndre Mjeda” Bushat, Denaj: 115 nxënës kanë zgjedhur arsimin profesional

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Shkolla profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat këtë vit ka hapur dyert për 115 nxënës që kanë zgjedhur të drejtohen në arsimin profesional.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës, veçanërishi ai bujqësor.
“Me programe të përqendruara në aftësitë praktike dhe mësimin teorik, shkolla përgatit studentët për tregun e punës në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe teknologjisë ushqimore”, tha Denaj.
Denaj i ftoi të rinjtë të aplikojnë për të ndjekur arsimin profesional në shkolla të orjentura në dijen tek bujqësia.
“Apliko në e-albania në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”, deri më 30 shtator”, tha Denaj.
1 nga 8/a.f/