E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Sotir Gurra” në Korçë hap dyert në shtator për 640 nxënës me kushte bashkëkohore

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Shkolla e re “Sotir Gurra” në Korçë është gati të mirëpresë në shtator 640 nxënës dhe 47 mësues, në kushte moderne dhe me standarde bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mjediset e kësaj shkolle.

“Një prej institucioneve më të vjetra arsimore të qytetit të Korçës ka rilindur falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Korçë, për t’u vënë në dispozicion të nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit, duke ofruar ambiente dinjitoze për zhvillimin e procesit mësimor dhe programeve pas shkolle”, tha Rama.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.

1 nga 6

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›