Shkolla e re 9-vjeçare në Vadardhë të Durrësit, me klasa moderne dhe laboratorë për 508 nxënës

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën arsimore të bashkisë Durrës po shkon drejt përfundimit.
Shkolla e re 9-vjeçare në Vadardhë, në njësinë administrative Sukth, pritet të jetë gati për të pritur nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor në shtator.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla 9-vjeçare në Vadardhë, një investim i rëndësishëm për nxënësit, mësuesit dhe gjithë komunitetin e Sukthit.
Kryeministri theksoi se tashmë shkolla do të ofrojë kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor, me klasa moderne, laboratorë, bibliotekë dhe palestër.
“Ky investim do t’u shërbejë 508 nxënësve dhe mësuesve, duke garantuar një mjedis funksional dhe me standarde të larta për mësimdhënie, edukim dhe aktivitete përtej programit mësimor”, u shpreh Kryeministri.
/m.m/r.e/