Shkolla e re “Jonuz Çarçiu” në Tregan, kushte moderne për nxënësit dhe mësuesit

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla e re “Jonuz Çarçiu” në Tregan të Elbasanit, e cila ka hapur dyert për nxënësit dhe stafin mësimor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama uroi mirëseardhjen për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa vlerësoi investimin e realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Elbasan për transformimin e shkollës në një institucion me standarde moderne europiane.
Sipas Kryeministrit, shkolla e re ofron ambiente dinjitoze dhe bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor, duke përfshirë laborator teknologjie, palestër dhe hapësira gjithëpërfshirëse për aktivitete edukative dhe sociale edhe përtej orarit mësimor.
“Ta gëzojnë shkollën e re, një investim i shumëpritur”, u shpreh Rama, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve cilësore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
Objekti është ndërtuar nga e para me standardet më të larta dhe përfshin edhe palestër të brendshme, ambientet ndihmëse dhe oborrin e transformuar për zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale dhe artistike.
/gj.m/a.f/r.e/