E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupi pret delegacionin e ambasadës amerikane, në fokus modernizimi i sistemit penitenciar

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve një delegacion të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një takimi prezantues pas marrjes së detyrës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e ambasadës amerikane shprehën vlerësimin për gatishmërinë dhe qasjen bashkëpunuese të Drejtorit të Përgjithshëm, duke vënë në dukje rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të reformave dhe standardeve në sistemin penitenciar.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi theksoi rëndësinë e partneritetit me institucionet ndërkombëtare dhe veçanërisht me ambasadën amerikane, si një mbështetje e vlefshme në proceset e modernizimit dhe forcimit të kapaciteteve të sistemit penitenciar në vend.

Ai konfirmoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të kushteve dhe standardeve në institucionet e vuajtjes së dënimit.

1 nga 5

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›