E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Hasan Tahsim” pa klasë të parë, MSH premton zgjidhje të shpejtë

TIRANE - Tre ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, 22 nxënësit e regjistruar në shkollën 9-vjeçare “Hasan Tahsim” në Tiranë ende nuk dinë nëse do të jenë pjesë e kësaj shkolle apo do të transferohen diku tjetër. Ndërsa gjatë këtyre dy ditëve, sipas drejtorit të shkollës 8 nxënës kanë zhvilluar 2 orë mësimi.

Sipas drejtuesve të shkollës, ka qenë vetë ministrja e arsimit e cila ka vizituar dje këtë shkollë dhe ka premtuar se do të ketë një zgjidhje të shpejtë.

Prindërit e fëmijëve të cilët në një komunikim telefonik deklarojnë se kanë marrë premtim nga ministrja se do të hapet klasa e parë me 8 fëmijët që kanë mbetur të regjistruar në këtë shkollë.

Sipas prindërve, nxënësit e mbetur do te vijojnë mësimin ndërsa pjesë e kësaj klase do të bëhen edhe fëmijët e tjerë që u larguan. Bordi drejtues i prindërve ka protestuar prej kohësh për këtë situatë, pasi prej dy vitesh në këtë shkollë nuk regjistrohen nxënës të klasës së parë.

Ata kanë deklaruar shpesh se kërkohet prishja e shkollës për ndërtimin e një pallati. Por edhe prindërit e nxënësve më të rritur deklarojnë jashtë kamerave se përpos klasave të para, edhe në klasat e tjera cilësia e mësimdhënies është mjaft e ulët.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkolla “Hasan Tahsim” pa klasë të parë, MSH premton zgjidhje të shpejtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›