E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkolla profesionale ‘Kamëz’, Denaj: Këtë vit janë regjistruar 1,736 nxënës, degë e re në agriturizëm

TIRANË, 17 shtator /ATSH/- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bashkë me kryetarin e Bashkisë “Kamëz”, Rakip Suli dhe deputeten Lindita Nikolla vizituan shkollën e mesme profesionale “Kamëz”, e cila këtë vit është zgjeruar me drejtimin e agrobiznesit, bazuar në kërkesat e tregut.

Denaj tha se gjithnjë e më shumë të rinj po orientohen drejt arsimit profesional.

Sipas saj, këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 1,736 nxënës në total, nga të cilët 475 janë regjistrime të reja drejt arsimit profesional.

Ministrja bëri të ditur se, rreth 50% e të diplomuarve nga shkolla e mesme profesionale “Kamëz” punësohen brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Falë 7 drejtimeve mësimore që ofron kjo shkollë: Bujqësi, Agrobiznes, Hoteleri-Turizëm, Shërbime Mjetesh Transporti, Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, dhe Elektronikë, të rinjtë po orientohen më lehtë në tregun e punës”, u shpreh Denaj.

1 nga 7

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›