E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat e Divjakës përgatiten për nisjen e vitit të ri shkollor

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Shkollat e Divjakës po bëhen gati për të mirëpritur nxënësit në nisjen e vitit të ri shkollor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndau foto nga puna që po zhvillohet në institucionet arsimore të Divjakës, ku ndërhyrjet po kryhen si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në hapësirat e jashtme të shkollave.

Punimet përfshijnë pastrimin dhe sistemimin e territoreve, lyerjen dhe përmirësimin e ambienteve, si dhe rregullime dhe punime mirëmbajtjeje.

Ndërhyrjet synojnë krijimin e kushteve më të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›