E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat profesionale, shtohen kërkesat për informatikën

TIRANE- Numri i nxënësve në arsimin profesional krahasuar me një vit më parë është rritur me 20%. Ndryshimi i strukturës për këto shkolla, sipas specialistëve të arsimit pritet që të sjellë edhe një frekuentim më të madh. Sepse struktura e re u jep mundësi më të mëdha, që të futen në tregun e punës. Sipas specialistëve degët më të preferuara mbeten ato të teknologjisë së informacionit, ekonomikut dhe Hoteleri-Turizëm, ndërsa në fund të listës renditen degët që lidhen me bujqësinë, apo me ndërtimin. Shumë shpejt ministria e Arsimit pritet që të nisë një studim për sa i përket tendencës së nxënësve, se si do t'i përshtaten ata strukturës së re, do të vazhdojnë deri në fund shkollën profesionale apo jo dhe sa do të jetë numri atyre që do të integrohen në tregun e punës. Studimi do të mbarojë brenda këtij viti. Aktualisht, ka filluar të zbatohet sistemi katërvjeçar, në shkollat profesionale. Ndryshimet e maturës prekën dhe nxënësit e këtyre shkollave, të cilët e kanë ngarkesën edhe më të madhe, pasi krahas katër provimeve, duhet të japin edhe testin e profilit ku po studiojnë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›