Ne Maqedoni zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Ne Maqedoni u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme qe shume analiste shpresojne se do te shpejtojne reformat e nevojshme per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Rreth 1.8 milione njerez kishin te drejten te hidhnin voten per zgjedhjen e 123 deputeteve te parlamentit me mandat kater vjecar.
Pretedentet kryesore ne keto zgjedhje jane koalicioni i 24 partive i udhehequr nga kryeministri konservator Nikolla Gruevski dhe partia e majte Lidhja Socialdemokrate e zotit Branko Cervenkovski.
Anketat parazgjedhore tregonin se koalicioni i zotit Gruevski ishte ne krye te gares por shume vezhgues besojne se nuk do te arrije te fitoje shumicen e mjaftueshme per te krijuar qeverine.
Zgjedhjet kaluan ne nje atmosfere kryesisht te qete. Pjesmarrja e votuesve ne zgjedhje ishte mjaft e larte. Sipas te dhenave deri ne ora 18 kjo shifer ne shkalle vendi arrinte ne 54 sipas te dhenave zyrtare te KSHZ por mendohet se deri ne permbylljen e procesit shifrat te kene kaluar 65.
Megjithate ne zonen zgjedhore numer gjashte ku ka me shume banore / votues shqiptare dalja ka qene me e ulet se ne te gjitha zonat tjera rreth 47.
Shtabet e partive kane filluar te komentojne ne lidhje me procesin. Opozita si ajo shqiptare edhe maqedonase jane ankuar dhe kane akuzuar zyrtare te partive ne pushtet dhe pjesetare te policise per krijimin e parregullsive.
Megjithate sipas komisionit Shteteror te Zgjedhjeve i cili drejtohet nga nje personalitet i afert me LSD te opozites dhe i propozuar nga opozita per kete post parregullsite jane te vogla dhe ne pergjithesi zgjedhjet kane kaluar ne nje fryme demokratike dhe paqesore.
Nder parregullsite qe thekson Komisioni por dhe shoqata qytetare Most e cila i ka ndjekur zgjedhjet me mbi kater mije vezhgues vendas jane te natyres si agjitacioni afer qendrave te votimit apo ne raste me te shpeshta fotografimi i votes me aparat celular nga ana e vete votuesve qe konsiderohet shkelje e ligjit. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve ka bere me dije se per keto lloj shkeljesh pasojne ndeshkime serioze.
Nga shoqata Most mund te priten te dhena me te shpejta por jo para ores njembedhjete te mbremjes lidhur me votat e fituara nga partite pjesemarrese ne zgjedhje dhe numrat e deputeteve te tyre.
Qendrat analitike sic quhen shtabet partiake ketu mbase pas mesnate do te dalin me shifrat dhe rezultatet e tyre qe natyrisht nuk jane valide por ne menyre tradicionale jane shume afer te dhenave qe i jep Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve nje dite me pas.
Kryetaret e shumices se partive shqiptare ishin bartes te listave ne njesine zgjedhore numer gjashte qe perfshin Tetoven dhe Gostivarin.
Maqedonia ndahet ne gjashte njesi zgjedhore dhe siecila dergon nga njezet deputete ne Parlament. Njesia e gjashte zgjedhore nxjerr me se shumti deputete shqiptare - 16 apo 17.
Gjithashtu ne keto zgjedhje do te kete edhe tre deputete nga diaspora. Madje sipas partise VMRO-DPMNE te kryeministrit Nikolla Gruevski te tre vendet i ka fituar kjo parti.
Diplomatet perendimore kane vezhguar me kujdes procesin. Ambasadori amerikan Filip Riker ka vizituar disa qendra votimi ne lagje te Shkupit dhe vendbanime ne rrethin e Tetoves. Komuniteti nderkombetar ka inkurajuar votuesit qe te dalin lirshem te votojne pa pasur frike.
ODIHR-i dhe organizatat tjera si Keshilli i Evropes Asamblea Parlamentare e OSBE-se dhe dhjetra ambasadore e diplomate te tjere perbenin numrin prej 440 vezhguesve te huaj. Te henen ata do te deklarohen ne lidhje me menyren se si kane kaluar zgjedhjet.