E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkon në 110 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni, 200 persona të zhdukur

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Japoni, duke shkuar në 110, ndërsa më shumë se 200 persona rezultojnë të zhdukur.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 që goditi bregun perëndimor të Japonisë shkaktoi dëme të rënda në shumë infrastruktura, ndërsa 23.000 shtëpi mbeten pa energji elektrike në prefekturën Hokuriku.

Kërkimi për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara vazhdon për të gjashtën ditë dhe më shumë se 30.000 njerëz që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre presin ndihmë.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Japoninë që nga viti 2016 në pjesën jugperëndimore të vendit, i cili vrau 276 njerëz./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›