Zgjedhjet në SHBA, Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

Gjykata e Lartë e SHBA do tdo të shqyrtojë një çështje historike për të përcaktuar nëse Donald Trump mund të kandidojë për president.
Gjyqtarët ranë dakord të pranojnë apelimin e Trump kundër një vendimi të Kolorados që e ndalonte atë të kandidonte në zgjedhje në vitin 2024 në atë shtet.
Çështja do të shqyrtohet në shkurt dhe vendimi do të zbatohet në mbarë vendin.
Paditë në një numër shtetesh po kërkojnë të skualifikojnë Trump, duke argumentuar se ai u përfshi në kryengritje gjatë trazirave të Kapitolit tre vjet më parë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar apelin e Trump erdhi pasi prokurorët e përgjithshëm nga 27 shtete depozituan një deklaratë duke i kërkuar gjykatës të refuzonte vendimin e Kolorados.
Në të, ata argumentojnë se heqja e Trump nga votimi do të “krijonte kaos të gjerë”.
“Më e qartë, shkakton konfuzion në një cikël zgjedhor që është vetëm disa javë larg,” thuhet në parashtresë.
Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim” të mbajë poste federale, por avokatët e ish-presidentit argumentojnë se ai nuk vlen për presidentin.
“Vendimi i Gjykatës së Lartë të Kolorados do të heqë në mënyrë jokushtetuese miliona votues në Kolorado dhe ka të ngjarë të përdoret si një model për të hequr të drejtën e dhjetëra miliona votuesve në mbarë vendin”, argumentojnë avokatët.
Trump ka apeluar gjithashtu kundër një vendimi të zyrtarëve elektoralë në Maine për ta hequr atë nga fleta e votimit.
Pas njoftimit të Gjykatës së Lartë të premten, Sekretarja e Shtetit e Kolorados, Jena Griswold tha se ajo kishte certifikuar fletëvotimet e shtetit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se emri i Trump ishte në to.
Votimet paraprake, të mbajtura në çdo shtet, do të ndihmojnë për të përcaktuar se cilët kandidatë presidencialë do të konkurrojnë në zgjedhjet e nëntorit. Në Kolorado është caktuar të mbahen në fillim të marsit, menjëherë pasi pritet vendimi i Gjykatës së Lartë për rastin e Trump./ BBC
/rtsh.al/