Shkon në 1.700 numri i viktima nga tërmeti në Mianmar, paslëkundjet vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Shefi ushtarak i Mianmarit ka njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka arritur në 1700 persona, ndërsa 3400 të tjerë janë të plagosur dhe rreth 300 mbeten të zhdukur. Tërmeti i shkallës 7.7 ballë të Rihter ka goditur vendin më 7 mars, dhe paslëkundjet e vazhdueshme po e bëjnë akoma më të vështirë zhvillimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Lëkundja më e fundit u regjistrua me magnitudë 5.1 Rihter, ndërsa një tjetër tërmet prej 4.2 Rihter ndodhi gjatë mesnatës, duke shtuar pasigurinë dhe komplikimet për ekipet e shpëtimit. Ekipet janë ende duke kërkuar për të mbijetuar në qytetin e Mandalay, ku një ndërtesë shumëkatëshe ka shembur dhe ka bllokuar shumë njerëz nën rrënoja.
Ndërkohë, deri tani, 29 persona janë shpëtuar dhe 9 trupa janë nxjerrë nga rrënojat në Mandalay, një qytet që ka vuajtur rëndë nga tërmeti.
Autoritetet vendase po përballen me një situatë të vështirë, ndërsa mendohet se numri i viktimave mund të rritet për shkak të paslëkundjeve të vazhdueshme dhe vështirësive për të pastruar zonat e shkatërruara.
/rtsh.al/