Shkon ne 9 numri i te prangosurve per korrupsion emrat

Paro Laci
Tirane 19 Mars 2011 NOA 8211 Shkon ne 9 numri i te prangosurve per korrupsion ne nje operacion qe perfundoi para pak minutash dhe u udhehoq nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit.
Operacioni policor u krye ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Task Force kunder Korrupsionit dhe Krimit Financiar prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres pas rreth nje vit hetimi duke u finalizuar me arrestimin e shtetasve
1. Paro Destan Laci vjec 42 banues ne Tirane me detyre President i ekipit te futbollit te Rubikut
2. Edmond Gjergj Temali vjec 42 banues ne Shkoder
3. Agron Gjon Arusha vjec 36 banues ne Velipoje Shkoder
4. Bledar Bashkim Kume vjec 25 banues ne Lac Kurbin
5. Kozma Lazri Kule vjec 52 banues ne Berat.
6. Shkelqim Jashar Balliu vjec 45 banues ne Berat gjyqtar sportiv.
7. Endri Ali Dimo vjec 20 nga Elbasani
8. Altin Mehmet Xhura vjec 34 nga Dibra me aktivitet privat ne fushen e tregtimit te gomave te automjeteve
9. Agron Faik Laci vjec 34 banues ne Tirane.
Laura Totraku drejtore per mediat ne Policine e Shtetit i tha agjencise NOA se arrestimi i te nenteve u be pasi Paro Laci ne bashkepunim me persona te tjere u kap ne flagrance pasi kishte marre nje shume prej 40 mije euro ne kembim te premtimeve per ushtrim te ndikimit te paligjshem per dhenien e nje licence minerare ne kundershtim me ligjin.
Gjithashtu Paro Laci ne bashkepunim me personat e siperpermendur kane marre shuma te konsiderueshme parash me qellim ndermjetesimin ne dhenien e pafajesise per nje te denuar per vrasje nga gjykata e shkalles se pare Shkoder.
Po ashtu te arrestuarit e lartpermendur akuzohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin kane trukuar ndeshje futbolli duke paracaktuar rezultatet e garave sportive duke dhene shuma parash.
Keta shtetas akuzohen se kane konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike te parashikuar nga neni 245/1 dhe vepren penale te paracaktimit te rezultateve ne garat sportive parashikuar nga neni 197/a i kodit Penal 8211 tha Totraku.
e.r/NOA
LEXONI GJITHASHTU Arrestohet Paro Laci ish-presidenti i Partizanit
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme