E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkon në mbi 500 numri i viktimave nga shembja e godinës në Bangladesh

Gazeta Shqip

shembja e godines ne bangladeshZyrtarët në Bangladesh thonë se numri i të vdekurve nga shembja e një fabrike veshjesh javën e kaluar është rritur në 540, ndërsa grupet e shpëtimit gjetën trupat e viktimave të tjera nën rrënoja. Më shumë se 50 persona figurojnë ende të zhdukur. Ndërtesa tetëkatëshe u shemb më 24 prill në Savar, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Dakas.

Rreth 3 mijë punëtorë ishin në punë në kohën e katastrofës, në kompleksin Plaza Rana, në të cilën gjenden pesë fabrika të ndryshme të tekstilit. Më shumë se 2 400 njerëz u lënduan në këtë incident.

Rrëzimi ishte aksidenti i fundit në një seri aksidentesh të tilla që prekin industrinë, për të cilën thuhet se paraqet 80 për qind të eksporteve të vendit.

Disa shitës globalë të veshjeve, duke përfshirë edhe Benetton, kanë konfirmuar se rrobat e tyre prodhoheshin në Plaza Rana.

4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shkon në mbi 500 numri i viktimave nga shembja e godinës në Bangladesh burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›