E Diel, 1 Nëntor 2026

Avionë izraelitë sulmojnë Sirinë: Synimi, militantë të Hezbollahut

Gazeta Shqip

avione izraelite ne siriZyrtarët amerikanë thonë se Izraeli ka kryer një sulm ajror që kishte në shënjestër armë të mundshme brenda Sirisë.

Lajmi është konfirmuar më vonë nga autoritetet izraelite të cilat kanë theksuar se synimi i tyre ishin militantë të Hezbollahut në Siri.

Të premten, presidenti Barack Obama tha se ai nuk mund të parashikojë dërgimin e trupave tokësore amerikane në Siri.

Obama tha se nuk është në gjendje të parashikojë një skenar në të cilin, vendosja e ushtarëve amerikanë brenda Sirisë, do të ishte e mirë për Amerikën apo Sirinë.

Sipas presidentit të SHBA, në qoftë se evidenca e përdorimit të armëve kimike në Siri konfirmohet, ajo do të paraqesë provat për komunitetin ndërkombëtar.

Vërejtjet e Obamës erdhën një ditë pasi Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se SHBA është duke konsideruar sigurimin e armëve për kryengritësit sirianë.

4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Avionë izraelitë sulmojnë Sirinë: Synimi, militantë të Hezbollahut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›