E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon në mbi 620 numri i viktimave në Bangladesh

 Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në Bangladesh është rritur në mbi 620, pasi që dhjetëra trupa të tjerë u larguan nga rrënojat e një ndërtese tetëkatëshe.

Zyrtarët thanë të dielën se më shumë se 50 trupa të tjerë janë gjetur gjatë natës në ndërtesën Rana Plaza në Savar, në afërsi të Dakës.

Policia akuzon pronarin e ndërtesës Sohel Rana dhe pesë pronarë tjerë të fabrikave se kanë shkaktuar vdekjet për shkak të neglizhencës dhe shkeljes së ligjeve të ndërtimit, akuza këto që mund të dënohen me maksimum shtatë vjet burg.

Incidenti ka bërë presion mbi Dakën që të përmbushë standardet ndërkombëtare të punës për industrinë e tekstilit, e cila llogaritet të sigurojë rreth 80 për qind të fitimeve nga eksporti.

Një incident tjetër i muajit nëntor la të vrarë 112 punëtorë, pasi që një fabrikë u kaplua nga zjarri në afërsi të Dakës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›