Mustafa sërish kandidat për Prishtinën

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri nuk konsiderohet opsion i kësaj partie për kryetar të Prishtinës. Gjasat janë që edhe kësaj radhe për kryetar të kryeqytetit kandidat i LDK-së të jetë pikërisht lideri i partisë, Isa Mustafa.LDK nuk preferon që të rrezikojë humbjen në kryeqytet, pasi nuk ka një matje të saktë të disponimit të opinionit, për të parë se cili nga zyrtarët e kësaj partie mund të jetë i preferuari i qytetarëve, kanë thënë burime të besueshme brenda këtij subjekti politik, transmeton portali Korieri.
Në këto rrethana, LDK preferon që lideri i saj, Isa Mustafa të jetë në krye të garës për zgjedhjet lokale, të parapara që të mbahen në shtator./Indeksonline/