Shkozë, vritet me armë zjarri një grua 35- vjeçare
TIRANE- Një grua rreth 35- vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë është shënuar në Shkozë, Tiranë
Policia identifikoi menjëherë viktimën, Eleni Basho, e cila gjeti vdekjen rrugës për në spital.
Viktima mesohet se ka qene me profesion farmaciste, dhe ne momentin qe eshte qelluar ka qene duke i kthyer nga puna. Gjithnje sipas te dhenave paraprake mendohet se kane qene dy personat te cilët kane akzekutuar 35- vjeçaren.
Sipas të dhënave të para mendohet se gruaja është qëlluar me 3 plumba. Paqartesi te shumta shoqerojne ngjarjen, pasi mesohet se viktima eshte qelluar pak metra larg shtepise se saj, dhe ne ate moment nuk ka patur asnje person ne shtepi. Policia ende nuk ka nje piste zyrtare per ngjarjen, ndersa po heton per zbardhjen e plote te saj.