Shkrepë 36 plumba, tenton t’i ikë policisë

36 fishekë janë shkrepur mbrëmë në fshatin Tunel i Parë në Mitrovicë. I dyshuari pasi që kishte gjuajtur me armë, është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë civile.
Policia i është vënë në ndjekje të dyshuarit dhe ka arritur që ta ndaloj dhe ta arrestojë atë në një lagje të Mitrovicës.
Të dyshuarit i është konfiskuar vetura e tij e tipit “Hunday” ngjyrë e zezë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, po ashtu është konfiskuar edhe një armë “TT” me një karikator të zbrazët.
Policia është duke hetuar shkaqet e gjuajtjes me armë të cilat ende nuk dihen./Indeksonline/